Juventusi synon transferimin e mbrojtësit shqiptar
J

Juventusi synon transferimin e mbrojtësit shqiptar

Juventusi duke skuadër e vendosur që edicionin e ri ta nisë me përforcime cilësore. Nën urdhrat e trajnerit të ri, Thiago Motta, me gjasë do të jetë edhe mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

Titullari i kuqezinjve në Evropianin e këtij viti aktivizohet në Rusi, në radhët e skuadrës së Lokomotivës së Moskës, me të cilët në sezonin e fundit luajti 21 ndeshje në kampionat dhe 6 në kupë.

Drejtuesit e Lokomotivës e vlerësojnë kartonin e lojtarit të lindur në Athinë 12 milionë euro, ndonëse kjo shifër, të paktën nga drejtuesit e Juventusit, duket e ekzagjeruar.

Arsyeja nuk lidhet me cilësitë e Mitajt, të cilin bardhezinjve ia ka sponsorizuar edhe ish-trajneri i Kombëtares Edi Reja, por për faktin që kontrata e tij skadon në vitin 2025, prandaj “Zonja e Vjetër” beson të ulë çmimin në të paktën 7-8 milionë euro.

Nga ana e tij, Mario Mitaj, do të transferohej me vrap në Torino, pasi për të do të ishte hapi më i madh i karrierës dhe do të shtonte koloninë kuqezi në Serie A.

TË FUNDIT