Joselu ka një “urim” për Kroosin
J

Joselu ka një “urim” për Kroosin

Në qershor e fituan bashkë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por të premten Joselu i Spanjës dhe Toni Kroosi i Gjermanisë përballen me kombëtaret e tyre në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Kroos tashmë e ka përfunduar karrierën me klubin, duke varur atletet menjëherë pas finales me Borussia Dortmundin.

Ai, natyrisht që shpreson që ndeshjen e fundit ta ketë finalen e Evropianit që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij, por këtë dëshirë po dëshiron t’ia prishë Joselu.

“Shpresoj që ta pensionojmë para kohe Kroosin”, ka thënë ai për mediat, duke aluduar në dëshirën për fitore të Spanjës.

 

TË FUNDIT