Musiala i befasuar me këtë futbollist të Spanjës
M

Musiala i befasuar me këtë futbollist të Spanjës

Sulmuesi i Bayern Munichut, Jamal Musiala, e pranon se Gjermania duhet të jetë e kujdesshme ndaj sulmuesve të rinj të Spanjës.

Gjermania përballet me Spanjën pasditen e sotme në çerekfinalet e EURO 2024.

Musiala e pranon se ai është një tifoz i adoleshentit të Barcelonas, Lamine Yamal dhe yllit të Athletic Bilbaos, Nico Williams.

“Nico Williams, Pedri dhe Lamine Yamal mund të vendosin një ndeshje. Por ne kemi talente të ngjashme, kështu që duhet të besojmë në veten tonë”, ka thënëMusiala.

“Të jesh kaq i mirë në moshën 16-vjeçare, është vërtet një çmenduri! Në moshën 16-vjeçare nuk e kisha fare atë fizik. Është shumë bukur ta shohësh”, ka shtuar gjermani duke vlerësuar lart yllin spanjoll.

TË FUNDIT