Yamal bën virale foton me Messin
Y

Yamal bën virale foton me Messin

Një fotografi e vjetër e Lionel Messit dhe Lamine Yamal sa ishte një foshnje po bëhet virale në rrjetet sociale.

Në faqen e babait të Lamine Yamal në Facebook, fansat gjetën foto të vjetra të postuara në vitin 2011.

Ndër fotot e Yamal si bebe, ka një të veçantë, një foto e Leo Messit duke qeshur me një fëmijë.

Fansat besojnë se kjo foshnjë është Lamine Yamal dhe ata ndoshta kanë të drejtë, duke marrë parasysh se ka vetëm foto të vjetra të Lamine në këtë faqe.

Megjithatë, nuk shkoi larg dhe vet  Yamal publikoi në llogarinë e tij në Twitter, imazhin në të cilin shihet Messi sa ishte i ri duke përkëdhelur një foshnjë, i cili është vetë Yamal!

Përveç kësaj, edhe datat përputhen. Leo kishte një prerje flokësh në foto në vitin 2007, pikërisht në vitin kur lindi Yamal.

TË FUNDIT