Sot luhen dy ndeshjet e para çerekfinale të EURO 2024, ndërsa përballë do të jenë Spanja me Gjermaninë dhe Franca me Portugalinë.
Nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera, ajo mes Anglisë me Zvicrën dhe Holanda me Turqinë.
Sipas Opta Analyst, Spanja ka gjasat më të mëdha për ta fituar Evropianin. Ajo kryeson me 19% , e ndjekur nga Gjermania me 18%. Në vendin e 3-të është Anglia me 17% dhe më pas Franca 16%, Holanda 12%, Portugalia 9%, Zvicra 6% dhe Turqia me 3%.



