Franca eliminon Portugalinë, në gjysmëfinale e pret Spanja
F

Franca eliminon Portugalinë, në gjysmëfinale e pret Spanja

Franca është gjysmëfinaliste e Kampionatit Evropian, ku do të takohet me me Spanjën.

“Gjelat” fituan vetëm pas gjuajtjes së penalltive, pasi 90 minutat dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me barazimin 0-0.

Dy skuadrat ishin aq të kujdesshme në pjesën e parë, duke mos prodhuar goditje të rrezikshme në portë.

Edouardo Camavinga provoi një herë nga distanca për Francën, ndërsa Bruno Fernandes kishte një goditje dënimi, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

Pjesa e dytë ishte larg më e bukur se e para, me të dy skuadrat që rrezikuan më shumë.

Portugezët e nisën furishëm duke rrezikuar me Bruno Fernandes, Joao Cancelon dhe Vitinhan, por nuk arritën ë gjenin golin.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Randal Kolo Muani, i cili gjuajti fortë nga brenda zonës, por gjuajtja e tij u bllokua nga Ruben Dias për të përfunduar jashtë porte.

Camavinga kishte rast të mirë, por gjuajtja e tij nga afër shkoi jashtë porte.

Franca vazhdoi me sulme dhe goditja e Osumane Dembele ishte afër të përfundonte në rrjetë.

Pas 90 minutave, gola nuk kishte dhe skuadrat iu drejtuan vazhdimeve, të cilat sikurse koha e rregullt nuk sollën shumë.

Rastet më të mira i kishin Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix, me gjuajtjet e tyre nga afër që përfunduan jashtë, duke lënë rezultatin e bardhë deri në fund.

Nga penalltitë më të suksesshëm ishin francezët që fituan me rezultat 5-3.

TË FUNDIT