Anglia është kombëtarja e tretë që e ka siguruar në EURO 2024.
Fituesi është përcaktuar pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me barazimin 1:1.
Ndeshja nisi me Anglinë që pati një dominim të lehtë në posedimin e topit, por që nuk arriti ta shfrytëzojë për të krijuar ndonjë rast të rrezikshëm.
Në minutën e 17-të Harry Kane u rrëzua brenda zonës, por gjyqtari italian bëri me shenjë që loja të vazhdojë.
Zvicra në këtë pjesë të parë shfaqi një disiplinë taktike duke mos lejuar kundërshtarët që të kenë dominim absolut të lojës.
Pjesa e dytë ishte më e pasur me raste të shënimit, ku të dyja ekipet arritën që të gjejnë rrugën e rrjetës.
Po zhvillohej minuta e 74-t kur pas një pasimi të mirë në zonë, Embolo u gjend mjaft mirë për ta çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.
I menjëhershëm ishte reagimi i Anglisë që arritën të barazojnë rezultatin në 1-1 vetëm disa minuta më vonë me anë të Bukayo Sakas (79’).
Declan Rice (96’) pati një gjuajtje fantastike nga distanca e cila u prit me vështirësi nga Yan Sommer.
Pas inkuadrimit në lojë, Xherdan Shaqiri në minutën e 117-të goditi transverzalen direkt nga rivënia këndore.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.
Në vazhdime të dyja ekipet patën rastet e tyre, por rezultat nuk ndryshoi dhe u desh ekzekutimi i penalltive.
Nga penalltitë më të saktë ishin Anglia që fituan me rezultat të përgjithshëm 5-3.



