Messi vendos rekordin e radhës
M

Messi vendos rekordin e radhës

Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në finalen e madhe të Copa America, pasi mposhti 2:0 Kanadanë.

Lionel Messi shënoi një gol, për t’i ndihmuar shtetit të tij të arrijë një tjetër finale të madhe.

Madje, ylli i Inter Miamit bëhet lojtari i parë në histori që do luajë në shtatë finale me Kombëtaren e tij.

Kujtojmë që kampioni i botës tani pret fituesin e ndeshjes mes Uruguait dhe Kolumbisë për ta mësuar kundërshtarin e finales së 15 korrikut.

TË FUNDIT