Dhuna në futbollin brazilian mori dimension të ri të mërkurën pas mesnate kur një polic, në përpjekje për të qetësuar tensionet në një ndeshje mes dy skuadrave, qëlloi portierin në këmbë.
Ishte një duel mes skuadrave të Gremio Anapolisit dhe Centro Oestes, në kuadër të kampionatit të Guayanas. Oeste triumfoi 1:2.
Në fund të ndeshjes pati tensione, lojtarët vendas të Gremios sulmuan gjyqtarin, pati edhe përleshje me ekipin kundërshtar dhe më pas njëri nga policët vlerësoi se mënyra më e mirë për të qetësuar situatën ishte të qëllonte njërin prej lojtarëve.
Portieri i Gremios, Ramon Souza, u lëndua.
É uma das cenas mais grotescas da história do futebol, não apenas dos últimos anos. Isso não pode e nem deve ficar impune e ser negligenciado. É desrespeito com o atleta.
Campeonato Goiano
Anápolis X Centro Oeste
Goleiro Ramón Souza (Anápolis)pic.twitter.com/N5GxY3W3w5— Difeirenseada 🌞 (@difeirenseada) July 11, 2024
Souza u godit nga një plumb plastik, ndaj nuk është në rrezik për jetë, por duket qartë se kjo ishte një përvojë e dhimbshme për portierin e Gremios.
Skuadra braziliane ka paralajmëruar se do të bëjnë padi ndaj policit që qëlloi me plumb dhe plagosi portierin e tyre.



