Watkins shpjegon ndjesinë pas golit, ka një mesazh për Spanjën
W

Watkins shpjegon ndjesinë pas golit, ka një mesazh për Spanjën

Ollie Watkins ishte njeriu i ndeshjes në sfidën gjysmëfinale mes Holandës dhe Anglisë. Sulmuesit të Aston Villas i mjaftuan vetëm 10 minuta që t’i dhuronte skuadrës angleze finalen e dytë rradhazi në Evropian. Pas përfundimit të ndeshjes, ai u shfaq shumë i lumtur.

“E pabesueshme, e prisja këtë moment prej javësh. Na u desh të punonim shumë, që të arrinim këtë sukses. Më erdhi mundësia të tregoja veten në fushë dhe mendoj se e bëra më së miri. Kur pash topin në rrjetë, për mua ishte ndjesia me e bukur që kam provuar ndonjëherë. Kemi edhe një ndeshje, do të jemi gati të dielën për Spanjën”, është shprehur Watkins.

TË FUNDIT