Anglia e ka jo vetëm trajnerin më të paguar në EURO 2024, por edhe me një diferencë të jashtëzakonshme me rivalin që do të ketë përballë të dielën. Gareth Southgate paguhet plot 6 milionë euro në një edicion, apo një cikël që zakonisht zgjat 18 muaj. Në monedhën britanike kjo është 5 milionë funte.
Tekniku i “Tre Luanëve” jo vetëm që është “numri 1” nga të gjithë njerëzit e bankinës dhe lë prapa Julian Nagelsmann të Gjermanisë, Roberto Martinez të Portugalisw e Didier Deschamps, të Francës por edhe ka diferencë të frikshme me trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente.
Ky i fundit, sipas mediave në Eeropë, fiton vetëm 1.2 milionë euro në një cikël, që do të thotë pesë herë më pak sesa Southgate, teksa në listën e trajnerëve më të paguar në Evropian, De la Fuente është vetëm në vendin e 13-të, prapa Zlatko Dalic të Kroacisë e Dragan Stojkovic të Serbisë.

Gjithsesi, e udhëhoqi skuadrën deri në finalet e Evropianit, dhe Spanja e tij është favorite për titullin e me gjasë, De la Fuente “paguan” faktin se nuk është emër i madh i Kombëtareve të të rriturve, edhe pse fitoi edicionin e fundit të Natiosn League.
Edhe Southgate e ka bërë siç duhet detyrën e tij, duke arritur gjithashtu finalen, ndonëse me një rrogë të tillë kjo quhet diçka krejt normale, dhe jo një sukses.



