Shaqiri merr vendimin e madh
S

Shaqiri merr vendimin e madh

Karriera e Xherdan Shaqirit me Përfaqësuesen e Zvicrës përfundoi në çerekfinalet e Kampionatit Evropian ndaj Anglisë. Ish-lojtari i Inter, Bayern Munich, Liverpool e së fundi i Chichago Fire, e bëri publik vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës së tij me “helvetikët”, me të cilët shënoi 32 gola në 125 ndeshje.

Goli i tij i fundit në hyri në histori. Në ndeshjen e fazës së grupeve të EURO 2024, 32-vjeçari shqiptar realizoi një gol fantastik kundër Skocisë. Ai është lojtari i vetëm që ka shënuar gol në tre kampionatet e fundit evropiane dhe në tre kupat e fundit të Botës.

“Shtatë turne ndërkombëtarë, shumë gola, 14 vite me Përfaqësuesen e seniorëve të Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë Përfaqësueses. Mbeten kujtimet e bukura dhe për këtë ju them faleminderit të gjithëve“, është mesazhi i Xherdan Shaqirit.

TË FUNDIT