Southgate nuk është më trajner i Anglisë
S

Southgate nuk është më trajner i Anglisë

Finalja e dytë e humbur në Kampionatin Evropian ka qenë fatale për Gareth Southgate, i cili para pak çastesh ka dhënë dorëheqjen.

Edhe pse pas humbjes me Spanjën evitoi që të fliste për të ardhmen, Southgatr ka komunikuar vendimin e vështirë ditën e sotme.

53-vjeçari ishte nën kontratë me Federatën e Futbollit të Anflisë (FA) deri në dhjetor të këtij viti, por preferoi që të merrte një vendim të tillë që tani.

Southgate u emërua si Komisar Teknik i Anglisë në 20216-ën dhe udhëhoqi “Tre luanët” në katër turne të mëdhenj.

TË FUNDIT