Në Angli janë gjithmonë e më të sigurt për emrin e pasuesit të Garett Southgate. Sipas “The Indipendent” Federata e Futbollit është gati të mos emërojë pasuesin e Southgate që tani, pasi pret të mësojë çfarë do të bëjë Pep Guardiola në fund të sezonit.
Siç dihet spanjolli po mendon seriozisht për të braktisur Manchester Cityn në fund të këtij sezoni pas 15 trofeve të koleksionuar në “Etihad”.

Federata e Futbollit ka lënë të kuptohet se për këto 12 muaj mund të punësojë në rolin e komisarit teknik një trajner të përkohshëm.



