Real Madrid – Modric, është marrë vendimi përfundimtar
R

Real Madrid – Modric, është marrë vendimi përfundimtar

Luka Modric ka rinovuar kontratën me 1 vit te kampionët e Spanjës, Real Madrid. Kroati 38-vjeçar do të jetë madrilen deri në vitin 2025.

“Historia vazhdon”, shkruan Real Madrid teksa ka publikuar një foto të kroatit.

Modric iu bashkua “Galaktikëve” në verën e vitit 2012, ku u transferia nga Tottenham për shumën e 30 milionë funte.

Me Real Madrid, Modric ka fituar gjithçka sa i takon trofeve, përfshirë edhe çmimin e Topit të Artë në vitin 2018.

TË FUNDIT