Skuadra turke bën ofertë zyrtare për Jasir Asanin
S

Skuadra turke bën ofertë zyrtare për Jasir Asanin

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani mund të përfundojë në Kampionatin e Turqisë edhe pse më herët është raportuar se ka marrëveshje me Las Palmasin e Spanjës.

Mediumet turke kanë raportuar se skuadra e Hataysporit tashmë ka kontaktuar ekipin nga Koreja e Jugut, Gwangju që posedon kartonin e Asanit dhe i ka bërë ofertë zyrtare.

Detajet financiare nuk janë bërë të ditura, por thuhet se ekipi i Superligës së Turqisë po insiston në transferimin e Asanit këtë verë.

Asani pritet të largohet nga Gwangju, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij viti, ndërsa iu bashkua në janarin e vitit të shkuar. Ai është i vendosur të largohet nga Koreja e Jugut për t’u kthyer në Evropë.

Asani ishte pjesë e Shqipërisë në “Euro 2024” dhe ishte startues në tri ndeshjet e Grupit B, në të cilin “kuqezinjtë” përfunduan në vendin e fundit me vetëm një pikë.

29-vjeçari tek Hatayspori po shihet si përforcim i duhur për sezonin 2024/25.

TË FUNDIT