Ylli argjentinas i Romës, Paulo Dybala është gati për sezonin e ri. Dybala ka dhënë një intervistë së fundmi, ku është pyetur për momentin më të mirë të karrierës së tij.
“Momenti më i mirë i karrierës? Fitorja e Kupës së Botës kundër Francës. Në atë moment nuk po mendoja për asgjë, më duhej të kontrolloja emocionet e mia. Fantastike të shoh vendin duke festuar”, ka thënë Dybala.
30-vjeçari ra në sy te Palermo, para se të transferohej te Juventusi. Më pas, zgjodhi Romën.



