Karim Benzema nuk e ka asnjë dyshim mbi atë se kush duhet ta fitojë çmimin “Topi i Artë”, duke thënë se ai i takon njërit prej ish-bashkëlojtarëve të tij te Real Madridi.
Benzema ka deklaruar se braziliani Vinicius Jr është ai që duhet ta rrëmbejë këtë çmim, derisa Real Madridi e ka cilësuar si klubin më të mirë në botë.
“Lojtarët lëvizin, ata shkojnë e vijnë, por Reali do të jetë gjithmonë në krye. Mbetet klubi më i mirë dhe do të vazhdojë ta dëshmojë këtë. ‘Topi i Artë’? Unë them Vini. Ai e meriton atë. Për sezonin e tij, ai ishte superior me futbollin e tij dhe me atë që bën me topin”, theksoi Benzema.

Ndryshe, Benzema po e vazhdon karrierën e tij tek skuadra e Al-Ittihad.



