Cantona i magjepsur nga ky futbollist
C

Cantona i magjepsur nga ky futbollist

Eric Cantona, një nga legjendat në historinë e futbollit, e pëlqen shumë Spanjën. Atij i pëlqen shumë Lamine Yamal, fëmija i mrekullueshëm që i magjepsi të gjithë në Kampionatin Evropian.

“Më pëlqen mënyra se si luan Spanja dhe është mirë të kesh këtë lloj lojtari, sepse kurrë nuk e di se çfarë do të bëjë. Një lojtar që i befason të gjithë çdo herë. Ai ka vizion të madh, teknikë të shkëlqyer dhe merr vendimin e duhur. Më pëlqen”.

“Ndonjëherë shikoj një lojë vetëm për të vëzhguar një lojtar,” vazhdon Cantona.

“Spanja ka lojtarë të mirë, padyshim. Por unë do të thosha se askush nuk është si ai. Kur sheh Lamine Yamal, ndjen vërtet se topi është një mik”, është shprehur Cantona.

TË FUNDIT