Ancelotti tallet me Mbappen
A

Ancelotti tallet me Mbappen

Real Madrid ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri në La Liga. Kampionët e Spanjës dhe të Evropës i pret një sezon i gjatë dhe i vështirë, teksa synojnë të konfirmohen më të mirët si në Spanjë ashtu dhe në Champions League.

Këtë sezon do të jetë edhe sulmuesi francez Kylian Mbappe, që erdhi me koston zero nga PSG. Duke folur për këtë çështje, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se ku do të luajë sulmuesi në një ekip të mbushur me yje.

“Do ta vendos diku për të luajtur. Do t’i gjejmë një vend në fushë”, ka thënë me shaka trajneri i Real Madrid.


Ai deklaroi se nuk preferon të drejtojë një kombëtare, pasi pëlqen punën e përditshme që kryhet në një klub.

Duke folur për klubin “Los Blancos” që e drejton prej vitesh, ai tha: “Real është një familje për mua. Bellingham? Ishte një surprizë, por merita i takon gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, shton stërvitjet, por është gjenetika ajo që e bën kampionin“.

TË FUNDIT