Gundogan mund të largohet, dy skuadra interesohen për të
G

Gundogan mund të largohet, dy skuadra interesohen për të

Ilkay Gundogan mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori turko gjerman ka një vit pjesë e Barcelonës, por një ofertë e mirë financiare mund ta bindë klubin katalunas ta shesë atë.

Galatasaray ka shprehur interesim për lojtarin, megjithatë ai për momentin nuk mendon transferimin në Turqi.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se së fundmi Gundogan mund të ndryshojë mendje për largim nga Barcelona, pasi para vetës ka një ofertë shumë të rëndësishme financiare.

Skuadra Al Sadd nga Katari i ka ofruar një kontratë tre vjeçare mesfushorit gjerman, kontratë nga e cila ai do të fitojë pagë rreth 20 milionë euro në sezon.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e ka në plane mesfushorin, megjithatë tani vetë lojtari do të vendosë për të ardhmen e tij.

Mesfushori i Barçës po shqyrton seriozisht propozimin e klubit nga Katari dhe mund të përfitojë nga kjo situatë për të kërkuar përmirësimin e kushteve të kontratës me Barcelonën.

TË FUNDIT