Sa vlejnë medaljet olimpike në vende të ndryshme?
S

Sa vlejnë medaljet olimpike në vende të ndryshme?

Kanë mbetur dy ditë deri në fillimin zyrtar të Lojërave Olimpike “Paris 2024” (26 korrik). Sportistët dhe delegacionet po mbërrijnë në kryeqytetin francez, duke u akomoduar në Fshatin Olimpik.

Të gjitha shtetet kanë vendosur premio për sportistët që fitojnë medalje dhe ato variojnë nga njëri vend në tjetrin.

Në krye të renditjes speciale është Hong Kongu, i cili e vlerëson një medalje të vetme olimpike me 700 mijë euro.

Më pas Singapori dhe Tajvani, shtete që për medaljen e artë do të japi nga 550 mijë euro. Por, jo vetëm kaq, pasi për sportistët do të kenë një pagë prej 3700 eurosh në muaj për gjithë jetën.

Franca, vendi organizator, ndalet në 80 mijë euro. Ajo që bie në sy janë vetëm 34 mijë eurot e paguara nga Shtetet e Bashkuara, një shumë qesharake kur mendon se LeBron James, që mban flamurin, ka një rrogë stratosferike.

Britania e Madhe, Suedia dhe Norvegjia janë ndër vendet që nuk japin shpërblim për sportistët që fitojnë medalje olimpike. Ka vende ku medalja jepet në formë bonuesh, si Kazakistani dhe Kina, që ofrojnë vila dhe apartamente.

Polonia jep bizhuteri për medalistët apo udhëtime, ndërsa sportistët indonezianë, tre vjet më parë, pas sukseseve të tyre në Japoni, morën pesë lopë, një restorant dhe një shtëpi krejt të re.

Lavdi, para dhe privilegje, sepse një medalje olimpike është e përjetshme.

TË FUNDIT