Skuadra italiane, Cagliari e ka bërë zyrtar nënshkrimin me Alen Sherirn, duke dekretuar kalimin e tij nga radhët e Egnatias në klubin e Serie A.
Njoftimi i klubit italian
“Cagliari Calcio ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e të drejtës për paraqitjet sportive të futbollistit Alen Sherri i cili transferohet nga Egnatia në mënyrë të përhershme dhe ka nënshkruar kontratë me klubin kuqeblu deri më 30 qershor 2027.
I lindur në Shkodër, në Shqipëri, portieri i datëlindjes 1997 u rrit në ekipin e të rinjve të Vllaznisë, ku debutoi me ekipin e parë më 12 prill 2015, në moshën 17-vjeçare, kundër Tiranës.
Në verën e vitit 2020 u transferua te Laçi, ende në kampionatin më të lartë shqiptar, ku në dy sezone luajti 53 ndeshje në garat kombëtare dhe kualifikueset për Kupat e Evropës.
Pas transferimit te Egnatia me të cilën fitoi si protagonist Kupën 2022/23 dhe në sezonin e sapombaruar Kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.
Pasi luajti me Kombëtaren U21 të vendit të tij, ai bëri debutimin e tij në portë për Kombëtaren e të rriturve më 9 nëntor 2022.
Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, Sherri është një portier i mirë mes shtyllave, i guximshëm në ajër, i zoti edhe me këmbë, cilësi që di ta mbështesë në fazën e vendosjes.
Vendosmëria dhe një dëshirë e madhe për t’ia dalë: mirë se erdhe në Sardenjë, Alen!”



