Shtegu i Brezovicës, më i gjati në Kosovë (7.7 kilometra) gjithmonë është atraktiv për garuesit e disiplinës malore dhe nuk ka si të jetë ndryshe as në garën e kësaj fundjave, e katërta e Exfis Kampionatit të sivjetmë të Kosovës.
Tashmë pjesëmarrjen e kanë konfirmuar disa nga garuesit që synojnë rezultate të mira, e pse jo edhe fitoren. Gazmend Demolli, Laszlo Szasz, Gentjan Shaqiri, Përparim Dushi e të tjerë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.
Gjithsesi, do të jetë shumë e vështirë të arrihet rekordi i Liridon Kalenderit, i vendosur në vitin e kaluar.
Kalenderi me Mitsubishi Evo 9 Monster në cak arriti për 03:55.422, me shpejtësi mesatare prej 117.745 km/h.
Sigurisht që edhe garuesit tjerë në garë hyjnë me ambicie për plasman sa më të mirë.



