Kaçandolli e Kalenderi të gatshëm për garën në Limanowa të Polonisë
K

Kaçandolli e Kalenderi të gatshëm për garën në Limanowa të Polonisë

Liridon Kalenderi dhe Valdet Kaçandolli do të jenë konkurentë seriozë në garën më serioze të sezonit.

Kalenderi ka mbërritur në Poloni prej disa ditësh, ku edhe e ka ekipin mbështetës të automekanikëve, për të dhënë maksimumin. Po bëhen testimet e fundit dhe “monstra”Mitsubishi me mbi 1000hp, pritet “të shkrijë” asfaltin polak.

Ndërkaq, së fundmi ka mbërritur edhe garuesi Valdet Kaçandolli me veturën e tij Suzuki Swift. Me disa avari të vogla në ndërruesin e shpejtësive, sërish pretendimet janë për t’u ranguar sa më lart.

Gjithsesi, të dy garuesit nuk do ta kenë të lehtë për faktin se në grupin e Kalenderit, janë 9 garues prej të cilëve 6 janë me vetura të përafërta me specifikat e veturës së Kalenderit.

Gjithashtu, në Grupin e 3-të ku garon Kaçandolli, janë 11 garues, çka e bën edhe më sfiduese këtë garë.

Kujtojmë se gara në Limanowa në Poloni, është pjesë e kalendarit të sezonit 2024 për Kampionatin e Europian në Hill Climb(European Hill Climb Championship).

TË FUNDIT