Laszlo Szasz me rezultat fantastik, të shtunën në Brezovicë
L

Laszlo Szasz me rezultat fantastik, të shtunën në Brezovicë

Të shtunën (sot) janë mbajtur dy vozitjet testuese të garës në disiplinën malore, “Brezovica 2024”.

Gara e vlefshme për Kampionatin e FIA CEZ dhe Exfis Kampionatin e Kosovës, të shtunën kaloi në shenjë të rezultatit fantastik të garuesit nga Kroacia, i cili me Reynard, shtegun me gjatësi prej 7.7 kilometra e kaloi për 03:56.601 minuta, me shpejtësi mesatare 117.115 kilometra në orë, ndërsa rekordin e shtegut e mban Lirion Kalenderi, me Mitsubishi Evo 9 Monster (03:55.422).

I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri. Ai me Tatuus në cak arriti për 04:09.828 minuta, 13.227 sekonda vonesë krahasuar me Szasz.

Gazmend Demolli me Norma 20 u rendit I treti (04:10.775) dhe Përparim Dushi me Opel Astra (04:14.623) ishin më të mirët nga garuesit tanë.

Rezultatet complete në linkun e mëposhtëm:
https://kstiming.com/

 

TË FUNDIT