Akili vazhdon tutje, Nora eliminohet
A

Akili vazhdon tutje, Nora eliminohet

Akil Gjakova e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.

Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin.

Xhudisti kosovar e ka fituar luftën e parë, pasi mposhti brazilianin duke kaluar në rrethin tjetër.

Gjakova pas fillimit të vështirë arriti ta mposhtë brazilianin me Ippon.

Ndërsa, motra e tij, Nora Gjakova, është eliminuar nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ pas humbjes që pësoi në kategorinë -52 kilogramë.

Kundërshtarja e Gjakovës ishte xhudistja mongoleze Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Në një duel ku Gjakova kishte momentet e saj të mira, ajo nuk ia doli që ta fitojë duelin duke u eliminuar kështu për shkak të tri gabimeve u eliminua që në raundin e parë.

E veçanta e ditës së sotme ishte fakti që Nora dhe Akili u gjendën në tatami në të njëjtën kohë.

TË FUNDIT