Majlinda tregon momentin që i rrodhën lotët
M

Majlinda tregon momentin që i rrodhën lotët

Kampionia e parë olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka thënë se ishte e pikëlluar pas humbjes në finale të Distria Krasniqit.

Ajo ka treguar se në atë moment i shkuan edhe lotët.

”Kam qenë 1 milion për qind e sigurt që do ta mposhtë. Kemi qenë në disa përgatitje këtë vit dhe Distria jo që e mposhtte në stërvitje, por thjesht luante si macja me miun”, tha Kelmendi.

Majlinda theksoi se prapë është e kënaqur me rezultatin e arritur.

”Në momentin kur përfundoi lufta, e kam pasur ashtu ‘një shok të vogël’, por prapëseprapë medalja është medalje përderisa je në podium, ngjyra e medaljes nuk luan shumë rol se çfarë është”, tha medalistja e artë e Lojërave Olimpike në Rio.

Distria Krasniqi, mori medaljen e argjendtë në këto Lojëra Olimpike.

Ajo u mposht nga uzbekja Diyora Keldiyorova.

Kjo është hera e dytë që 28 vjeçarja nga Kosova e fiton një medalje në olimpiadë.

Krasniqi në lojërat e kaluara në Tokio arriti të shpallej kampione.

 

TË FUNDIT