Akil Gjakova vazhdon shkëlqimin, kualifikohet në gjysmëfinale
A

Akil Gjakova vazhdon shkëlqimin, kualifikohet në gjysmëfinale

Akil Gjakova ka vazhduar shkëlqimin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Xhudisti ynë ka qenë fantastik edhe në luftën e tij të tretë në Paris, ku përballë e kishte italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden score’.

Italiani mori tre gabime dhe Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

Xhudisti nga Kosova më herët kishte marrë dy fitore radhazi, fillimisht ndaj brazilianit Daniel Cargnin në raundin e parë, ndërsa në rrethin e dytë, Gjakova ka triumfuar ndaj xhudistit austriak Samuel Gassner.

Tani Akilit i duhet edhe një fitore për ta siguruar medaljen olimpike në Paris.

TË FUNDIT