Portieri kosovar drejt transferimit në Serie A
P

Portieri kosovar drejt transferimit në Serie A

Diant Ramaj mund ta bëjë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në një nga kampionatet më prestigjioze evropiane.

Portieri kosovar ka kaluar një vit te Ajaxi, por mund të transferohet në Serie A.

David De Gea quhet ëndrra e madhe e Genoas për portën, pasi klubi më i vjetër italian shiti Martinezin te Interi.

Përveç spanjollit, në listën e dëshirave të Genoas është edhe Diant Ramaj.

Në klubin italian e cilësojnë 22-vjeçarin dardan si investimin e duhur për portën, teksa karakteristikat e Ramajt ngjasojnë me ato të Martinez.

Kartoni i Ramajt, i cili ka veshur fanellat e kombëtareve U18, U19 dhe U20 të Gjermanisë, vlerësohet rreth 20 milionë euro nga Ajaxi.

TË FUNDIT