Laura Fazliu është stolisur me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Pas Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit, Laura është xhudistja e katërt që I sjell medalje olimpike Kosovës.
Xhudistja kosovare e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë.
Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.
Në çerekfinale Laura pësoi humbje nga xhudistja franceze Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta sigurojë fitoren me Ippon.
Në repesazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve.
Xhudistja jonë në duelin final për medaljen e bronztë u përball me kroaten Katarina Kristo të cilin arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’ pas tri gabimeve.
Kujtojmë se kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas të argjendtës që ka fituar Distria Krasniqi pak ditë më pare.



