Drita ka kaluar në rrethin e tretë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Breidablikun me rezultat 1-0 (3-1).
Pas dhjetë minutash lojë, skuadra Gjilani rrezikoi me anë të Almir Ajzerajt, por që goditja e tij u bllokua.
Gjashtë minuta më vonë, Albert Dabiqaj kishte një mundësi të mirë shënimi, mirëpo nuk ia doli ta konkretizonte me gol.
Dy skuadrat kishin raste shënimi, por që asnjëra nga ato nuk ia doli t’i shfrytëzonte ato në pjesën e parë.
Në 45 minutat e dytë ishte një angazhim më i madh i klubit kosovar, çka edhe e solli golin e fitores.
Ishte minuta e 67-të, kur Iljasa Zylfiu asistoi te Kastriot Selmani, që realizoi për 1-0.
Drita e kishte pothuajse pjesën më të madhe të ndeshjes nën kontroll, me çka edhe e arriti kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.
Në raundin tjetër, Drita përballet me klubin nga Letonia, Auda.



