Skuadra e madhe angleze ofron 32 milionë euro për Brojën
S

Skuadra e madhe angleze ofron 32 milionë euro për Brojën

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet apo do të largohet nga Chelsea.

Në fakt sulmuesi shqiptar nuk është në planet e Chelseas që e ka nxjerrë në shitje atë së bashku me 11 futbollistë të tjerë.

Por, shumë skuadra janë vënë pas tij sidomos nga Liga Premiere, pasi Broja është një sulmues që vlerësohet shumë në Angli.

Evertoni po këmbëngul për transferimin e tij dhe tanimë ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Chelseas.

Të kaltrit nga Liverpool kanë ofruar 27 milionë funte (32 milionë euro) për transferimin e sulmuesit shqiptar.

Chelsea po e shqyrton këtë ofertë dhe sipas mediave angleze ka gjasa të mëdha ta pranojë, pasi këto para do t’i shpenzonte për transferimin e një sulmuesi tjetër.

Gjithsesi përveç Evertonit në garë për yllin shqiptar janë edhe Southampton, Ipswich dhe West Ham United.

TË FUNDIT