Ancelotti nuk ka dilemë për fituesin e “Topit të Artë”
A

Ancelotti nuk ka dilemë për fituesin e “Topit të Artë”

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë verdiktin e tij në atë se kush duhet të fitojë “Topin e Artë” për vitin 2024.

Ai ka përmendur emrat e mundshëm që po konsiderohen në listën e ngushtë për të fituar çmimin individual, por ka zgjedhur të preferuarin e tij.

Ancelotti, tha se Vinicius do ta fitojë “Topin e artë”, teksa ka dhënë arsyet e tij për këtë, duke përmendur edhe dy futbollistët e tjerë të skuadrës së tij, Dani Carvajal e Jude Bellingham.

“Vinicius Jr do të fitojë ‘Topin e Artë’, për mendimin tim. Carvajal gjithashtu bëri shumë mirë, ai fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe shënoi në finale, fitoi Euron…Por Vinicius… lojtar i talentuar, i ri, imazh i mirë, fitoi La Ligën, fitoi Champions League duke shënuar në finale dhe gjysmëfinale. Ai shënoi dy në Munich!”, tha ai.

“Jude pati një sezon fantastik. Fitimi i Champions League, fitimi i ligës dhe ishte një surprizë e madhe. Lojtari më i mirë i sezonit të ligës”, tha ai.

Ai e përmendi edhe Rodrin, i cili e cilësoi një mesfushor fantastik.

“Rodri është gjithashtu një mesfushor fantastik, një nga mesfushorët më të mirë në garë dhe konsistent”, u shpreh ai.

TË FUNDIT