Notarja Hana Beiqi e ka përfaqësuar Kosovën në disiplinën 50 metra stil i lirë, ku është renditur në vendin e fundit (e teta) në kualifikimet e para.
Garuesja jonë në një konkurrencë të fortë garën e mbylli për kohën 27.34. Në renditjen e përgjithshme doli e 43-ta, duke lënë prapa vetes 36 garuese. Në total ishin 79.
Edhe pse nuk theu rekordin e saj, me moshën që ka, Hana është potencial i mirë për të ardhmen, sidomos për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028.
Në “Paris 2024” ajo mori pjesë me ftesë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.



