Këto janë tri shtetet e mëdha që nuk i shpërblejnë fituesit e medaljeve në Olimpiadë
K

Këto janë tri shtetet e mëdha që nuk i shpërblejnë fituesit e medaljeve në Olimpiadë

Lojërat Olimpike në Paris përfunduan dje dhe u ndanë gjithsej 1044 medalje.

Përveç kujtimeve të përjetshme, shumica e këtyre sportistëve morën edhe çmime të mëdha monetare nga vendet e tyre.

Hong Kongu i dha Vivian Kong-ut dhe Cheung Ka Long-ut nga 710 mijë euro për medaljen e artë në skermë.

Megjithatë, është interesant fakti që rreth 84 sportistë nuk kanë marrë para nga vendet e tyre për medaljet që kanë fituar.

Fakti që vende si Britania e Madhe, Suedia dhe Norvegjia nuk kanë përfshirë në buxhetet e tyre çmimet për fituesit e medaljeve në ngjarjen më të madhe sportive të vitit në botë, tingëllon pak e çuditshme.

Për shembull, britanikët fituan 65 medalje, 14 ari, 22 argjendi dhe 29 bronzi, por nuk do të shpërblehen financiarisht nga qeveria e vendit të tyre.

E njëjta gjë vlen për 11 suedezë (4 ari, 4 argjendi, 3 bronzi) dhe tetë norvegjezë (4 ari, 1 argjendi, 3 bronzi).

TË FUNDIT