Kumbulla në “radarin” e skuadrës italiane
K

Kumbulla në “radarin” e skuadrës italiane

Marash Kumbulla ka përfunduar në radarët e  Empolit. Klubi toskan është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm, që po “troket” dhe emrin i mbrojtësit shqiptar është më i lakuari orët e fundit.

Për të përforcuar këtë gjë, ka qenë vetë gazetari italian i specializuar në çështjet e merkatos Gianluca Di Marzio që ka publikuar lajmin, lidhur me transferimin e mundshëm të mbrojtësit kuqezi. E sigurt është që Kumublla do të largohet nga Roma, pasi Daniele De Rossi nuk e sheh si pjesë të projektit të tij për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, gazetari i mirënjohur italian Di Marzio raporton se, për momentin klubi i Empolit është vetëm duke kryer sondazhe lidhur me Kumbullën. Në orët në vijim pritet pse jo të mbërrijë në dyert e klubit të Romës edhe oferta e parë për Marash Kumbullën.

Kujtojmë që Kumbulla u aktvizua në formë huazimi në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar në rradhët e Sasuolos.

TË FUNDIT