Parashikohen kampionët në pesë ligat më të forta evropiane
P

Parashikohen kampionët në pesë ligat më të forta evropiane

Në këtë fundjavë do të nis sezoni i ri në top ligat evropiane. Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1 pritet të sjellin spektakël.

E kompanitë e njohura të basteve qysh tash kanë nisur t’i nxjerrin përmes përqindjeve favoritët për ta fituar titullin e kampionit në Top 5 ligat evropiane.

Vetëm në Gjermani pritet të ketë ndryshim në krahasim me edicionin e kaluar, pasi Bayern Munich nuk besohet se do të lejojë edhe një dështim tjetër.

Në Angli, favorit shihet kampioni aktual, Manchester City, i ndjekur nga Arsenali.

Në La Liga, kampioni aktual, Real Madrid shihet si favorit absolut karshi Barcelonës.

Kurse në Serie A, po ashtu kampioni aktual, Inter, shihet me mundësitë më të mëdha për ta mbrojtur titullin, i ndjekur nga Juventusi dhe nga Milani, që ka shumë pak gjasa, gjithnjë sipas këtyre kompanive të basteve.

Në Gjermani, Bayern Munichu, i cili dështoi ta fitonte titullin në sezonin e kaluar, i cili i takoi Bayer Leverkusenit, konsiderohet si favorit, njëjtë si Paris Saint-Germaini në Francë.

Sidoqoftë, befasitë gjithmonë janë të mundshme në futboll dhe deri në fund të sezonit nuk i dihet kurrë se çka do të ndodhë

TË FUNDIT