Ernest Muçi pranë hapit më të madh në karrierë
E

Ernest Muçi pranë hapit më të madh në karrierë

Ernest Muçi pritet të transferohet tek Aston Villa në afatin kalimtar të kësaj vere. Nëse do të kryhet ky transferim, do të ishte hapi më i madh në karrierë për sulmuesin shqiptar. Një lëvizje të tillë e mbështet edhe fakti që trajneri i ri i Besiktas nuk e ka aktivizuar deri tani ish-lojtarin e Tiranës.

Sipas mediave në Turqi, po flitet për një shkëmbim të mundshëm mes Aston Villas dhe Besiktas, që do ta dërgonte Muçin në Premier League.

Klubi anglez do të marrë Muçin, ndërsa nga ana tjetër do të dërgojë Lucas Digne te Besiktas. Kjo lëvizje do të kënaqte edhe ekipin turk, teksa pas afrimit të Rafa Silvas, nuk do të ndihet shumë mungesa e shqiptarit.

TË FUNDIT