Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Atalantas ndeshjen për Superkupën e Evropës të zhvilluar në Varshavë të Polonisë.
“Mbretërit” e nisën ndeshjen me treshen sulmuese Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo, por vetëm në fund të pjesës së parë arritën të rrezikonin seriozisht.
Në minutën e 27-të, erdhi rasti i parë në ndeshje, ku Marten de Roon harkoi, por topi i devijuar nga Eder Miltao u ndal në shtyllë.
Ederson provoi goditjen pas disa minutash, por as ai nuk ishte i saktë.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, Real Madridi ishte afër golit, por gjuajta e Vinicius u ndal në shtyllë.
Pjesa e dytë nisi i shumë mirë për “Mbretërit” që gjetën golin.
Zhvillohej minuta e 59-të, kur Jude Bellingham nisi një aksion të mirë menduar, duke pasuar te Vinicius, i cili kalon ë lojtar dhe pason te Ernesto Valverde që shënon nga afër për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, kur në minutën e 69-të, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe kombinuan bukur, me francezin që gjuan me të parën për të shënuar për 2-0.

Pas golit të dy skuadrat kishin raste të mira, me Atalantan që rrezikoi më shumë.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Real Madridi fitoi Superkupën e Evropës.



