Al Nassr gjen Al Hilal në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, falë fitores 2-0 ndaj Al Taawon në gjysmëfinale.
Një ndeshje që pati një protagonist absolut dhe të shumëpritur: Cristiano Ronaldon. 39-vjeçari portugez, fillimisht asistoi për golin që zhbllokoi rezultatin, më pas shënoi vetë dhe “vulosi” gjithçka në pjesën e dytë.
Një gol historik, sepse i lejon ish-sulmuesit të Juventusit, Real Madridit dhe Manchester United të thyejë një rekord të ri. Ai është bërë futbollisti i parë në histori, që shënon në 23 sezone radhazi.



