Ballkani eliminohet pas gjuajtjes së penalltive
B

Ballkani eliminohet pas gjuajtjes së penalltive

Ballkani është eliminuar nga Liga e Konferencës, pasi Larne triumfoi 3-1 në gjuajtjen e penalltive.

Ndeshjen e pare e kishte fituar skuadra irlandeze me rezultat 1-0 dhe me të njëjtat shifra Ballkani e fitoi ndeshjet e sotme në 90 minutat e kohës së rregullt, por që nuk mjaftoi për kualifikim.

Ballkani kërkoi me ngulm golin e barazimit në këta 45 minutat e parë, dhe arriti ta thyente mbrojtjen vendase në minutën e 45-të.

Hamidi realizoi për 1-0 nga penalltia, duke i barazuar shifrat në 1-1, pasi kishin humbur me 1-0 në ndeshjen e parë.

Në 45 minutat e dytë, sërish kishte raste për të dyja anët, mirëpo nuk pati gola.

Iniciativën e patën vendasit, duke bërë disa gjuajtje, por Enea Koliçi ishte në nivelin e lartë të detyrës.

Adetunji i Ballkanit rrezikoi në minutën e 65-të, mirëpo portieri Ferguson i Larnes bëri një pritje fantastike.

Edhe Ismajlgeci testoi portierin e skuadrës nga Irlanda e Veriut, por që sërish pa sukses.

Kështu, ndeshja shkoi në vazhdime shkaku i rezultati të barabartë të përgjithshëm në 1-1.

As dy herë nga 15 minuta nuk arritën të përcaktonin fituesin, duke bërë që përballje të shkonte në gjuajtjen e penalltive, aty ku Ballkani u eliminua 3-1.

Kampioni i Kosovës shënoi vetëm një herë, duke humbur dy të tjera, për dallim nga Larne që realizoi katër sosh.

TË FUNDIT