Pengesa e radhës për Dritën është shumë e vështirë
P

Pengesa e radhës për Dritën është shumë e vështirë

Klubet shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, nuk mundën të shkonin dot përtej rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

E vetmja skuadër që bën përjashtim është Drita. Ekipi nga Gjilani eliminoi Audan e Letonisë dhe tashmë e gjen veten në fazën “play off”.

Por, fati nuk është treguar aspak bujar me Dritën. Në momentin kur gjendet vetëm një hap larg grupeve, fati ia vështirëson së tepërmi punën skuadrës sonë. Kundërshtari i fundit në këto kualifikuese do të jetë Legia e Varshavës. Diferencat në letër janë jashtëzakonisht të dukshme, por në futboll ka gjithmonë vend edhe për befasi.

TË FUNDIT