Xherdan Shaqiri është bërë me skuadër të re (të vjetër). Futbollisti nga Zhegra është rikthyer në Zvicër, ku ka nënshkruar me ish-klubin e tij, Baselin.
Në verën e vitit 2012, Xherdan Shaqiri la FC Basel-in për të kaluar te Bayern Munchen. Aty fitoi Ligën e Kampionëve dhe më pas u transferua në Inter.
Përmes Stoke Cityt, “Shaq” arriti te Liverpooli, ku fitoi edhe një herë tjetër Ligën e Kampionëve. Pas një kalimi te Olympique Lyon, Shaqiri u transferua në Chicago. Tani, turneu i tij botëror ka marrë fund. Ish-ylli i Përfaqësueses së Zvicrës i bashkohet menjëherë FC Baselit.
Vetëm të mërkurën u bë e ditur se Xherdan Shaqiri ka përfunduar kontratën e tij me Chicagon me efekt të menjëhershëm.

Të premten, FC Basel bëri të ditur se ish-ylli i Zvicrës po kthehet në shtëpi. Tani, 125 herë ndërkombëtari zviceran ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin e tij të zemrës, deri në verën e vitit 2027, dhe do të mbajë numrin 10.



