Eva Buzo hyn në histori, nga Italia në Shqipëri, duke notuar
E

Eva Buzo hyn në histori, nga Italia në Shqipëri, duke notuar

Avokatja me origjinë shqiptare Eva Buzo ka përfunduar me sukses sfidën duke përshkuar me not brigjet detare nga Italia në Shqipëri.

Buzo ka mbërritur të hënën në orën 5:00 në brigjet e Shqipërisë duke përshkuar me not 92 kilometra për 35 orë e 17 minuta. Ajo u nis nga shkëmbinjtë e San Fokës dhe mbërriti tek Shkëmbi i Evës në Karaburun.

Buzo e nisi këtë sfidë edhe një vit më parë, por e la në mes për shkak të probleme shëndetësore që iu  shfaqën. Ajo nuk u dorëzua dhe çoi deri në fund sfidën. Në momentin e mbërritjes në orët e para të mëngjesit, Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa.

Njëri nga anëtarët e ekipit që e shoqëroi, ka propozuar që vendi ku e preku Eva tokën shqiptar të quhet “Kepi i Evës”.

TË FUNDIT