Shaqiri pritet si hero
S

Shaqiri pritet si hero

Mediumi më prestigjioz në Zvicër, Blick” i ka kushtuar mjaft hapësirë rikthimit të Xherdan Shaqirit te Baseli dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit në fjalë.

“A është ai shpëtimtari? A është ai shpëtimtari që do të sjellë momente të lavdishme në FCB? Kjo mbetet për t’u parë. Por shpresat qëndrojnë tek Xherdan Shaqiri. I madh”, shkruan “Blick”.

Përmasat e një lojtari si Xherdan Shaqiri vihen re qartë nga mënyra si u mirëprit nga mijëra tifozë të Baselit rreth stadiumit të klubit.

Ai i përshëndeti me dorë tifozëve si një mbret nga ballkoni i zyrave të FCB. “Është gjithmonë mirë të jesh në shtëpi. Ka pasur gjithmonë vetëm një opsion për mua, FC Basel!”, tha Shaqiri.

TË FUNDIT