Drita është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garat evropiane.
Skuadra gjilanase do të luajë në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës dhe synon të arrijë fazën e grupeve.
Ekspedita e Dritës tanimë ka arritur në kryeqytetin polak, Varshavë, ku sot do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Legian.
Legia dhe Drita do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në Play-Off të Ligës së Konferencës me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Wojska Polskiego”.
Ky takim ka ngjallur shumë interesim edhe në Poloni, ku pritet mbi 30 mijë tifozë të pranishëm në stadium.



