Zhegrova shënon pas “magjisë” së radhës (VIDEO)
Z

Zhegrova shënon pas “magjisë” së radhës (VIDEO)

Lille ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme përballë Slavia Praga. Ndeshja ishte e vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Kampionëve dhe ka përfunduar me shifrat 2-0 në favor të francezëve. Golin e parë e shënoi Davidi në minutën e 52-të të sfidës, ndërsa i dyti mban autorësinë e Edon Zhegrovës.

Sulmuesi shqiptar nxori jashtë loje mbrojtësin kundërshtar me një lëvizje, duke depërtuar lehtësisht në zonë. Prej aty e pati të thjeshtë që në minutën e 77 të vuloste rezultatin në 2-0. Lille hedh kështu njërën këmbë drejt grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në Pragë.

TË FUNDIT