Në futboll paraja nuk është gjithçka, por jo për të gjithë. Paulo Dybala zgjodhi pikërisht parat përpara lavdisë dhe të qenit një lojtar ikonë në një klub si Roma. Fantazisti argjentinas u dorëzua përpara tundimit, u dorëzua përpara milionave të sheikëve, duke vendosur të largohet nga kryeqyteti italian për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite. Të gjitha mediat italiane bashkohen në këtë pikë:
“Dybala jashtë. Lë Romën dhe shkon në Arabi”, shkruan Corriere dello Sport. Argjentinasi do të transferohet tek ekipi i Al-Qadsiah ku do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.

Dybala do të përfitojë 70 milionë euro në tre vite, një ofertë e denjë për një sheik. Nga kjo marrëveshje humbet vetëm Roma, me kryeqytetasit që do të përfitojnë vetëm 3 milionë euro, plus bonuse.



