Leclerc pranon dashurinë dhe urrejtjen me Sainz
L

Leclerc pranon dashurinë dhe urrejtjen me Sainz

Gara që zhvillohet këtë fundjavë në Holandë do të jetë e 81-ta si shokë skuadre për dy pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Në këtë aventurë të lindur në vitin 2021, spanjolli i “kokëkuqes” ka arritur tri fitore, për t’u larguar në fund të këtij sezoni, pasi do t’i lërë vendin Lewis Hamilton.

Marrëdhëniet mes Leclerc dhe Sainz kanë qenë gjithmonë korrekte, por jo pa momente tensioni të forta. Vetë Charles foli hapur për këtë në podcastin F1 “Beyond the Grid”.

Në fund të sezonit çifti do të ndahet dhe, në një farë mënyre, Leclerc pranon se i vjen keq: “Do të më mungojë Carlos, si person. Shkojmë shumë mirë”.

“Fatkeqësisht, në këtë botë çdo gjë analizohet dhe kritikohet tepër, por ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë. Ne ndajmë shumë interesa dhe ka kujtime që do t’i mbaj me vete  përgjithmonë”, tha Leclerc, që nuk e mohon që lidhja e tyre ka kaluar nëpër faza të komplikuara.

“Me kokoren në kokë gjatë garës ka pasur momente që unë e urreja por dhe ai më urrente, sepse ne nuk i shihnim gjërat njësoj. Por, më pas gjërat mund të rregullohen duke folur”, tha monogasku i Ferrari.

TË FUNDIT